Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të marrë ditën e hënë vendimin për apelin e bërë nga Michel Platini. Francezi, i cili është pezulluar nga roli i presidentit të UEFA-s, u ndëshkua me 6 vjet skualifikim nga Komiteti i Etikës së FIFA-s, vendim të cilin ai e ankimoi pikërisht në CAS, ku avokatët e tij kërkuan heqjen përfundimtare të dënimit.
Në muajn dhjetor, Platini së bashku me Sepp Blatter u dënuan me 8 vjet përjashtim nga aktivitetet futbollistike, ndëshkim që më pas u reduktua nga Komisioni i Apelit të FIFA-s në shkurtin e këtij viti.
Michel Platini u ndëshkua nga Komiteti i FIFA-s për shkak të një pagese prej 2 milionë frangash zvicerane të marra nga ish-presidenti i FIFA-s, Blatter në vitin 2011 për një konsultim të kryer për llogari të FIFA-s në periudhën 1999-2002.
Top Channel