Tragjasi i vjetër, i harruar për më shumë se 62 vite, rikthehet në vëmendjen e studentëve të Arkitekturës. I djegur tri herë gjatë pushtimit osman dhe Luftës së Dytë Botërore, Tragjasi i Vjetër është i pabanuar prej më shumë se 6 dekadash, pasi banorët u shpërngulen diku më poshtë zonës, për të krijuar atë që sot njihet me emrin Tragjasi i Ri.

Identifikimi i këtij fshati si një atraksion tursitik i vizitueshëm për rajonin e Vlorës, ishte edhe qëllimi i studentëve, të cilët në lëndën e “Adaptimit Arkitektonik” synuan të rivitalizojnë këtë trashëgimi kulturore, që ndodhet në rrënojat e fshatit jugor.

Ekspozita e realizuar nga punimet e 62 studentëve sjell një pasqyrë të situatës urbane të zonës, arkitekturën tipike të banesave, historikun, si dhe mundësitë për rijetëzimin e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Top Channel