Barcelona nuk ka mëshirë, mposht 7-0 Valencian

03/02/2016 00:00

Barcelona është treguar e pamëshirë ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 7-0.

Një ndeshje e jashtëzakonshme për Suarez dhe Messi-n. Uruguaiani shënoi 4 gola në këtë fitore të madhe të Barcelonës, dy në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ndërsa, pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi arriti të shënojë 3 gola.

Barcelona e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0, ndërsa për t’u theksuar është ndëshkimi me kartonin e kuq në minutat shtesë të Mustafit, lojtarin me origjinë shqiptare të Valencias, i cili e la ekipin e tij me një lojtar më pak në pjesën e dytë. Mborjtësi i Valencias u ndëshkuar pasi shkaktoi një 11-metërsh, të cilin Neymar e gaboi.

Edhe në pjesën e dytë, braziliani i Barcelonës nuk arriti të shënojë, ndërsa dy shokët e tij të sulmit Suarez e Messi e çuan rezultatin përfundimtar në 7-0.

Barcelona do të luajë ndeshjen e kthimit në “Mestalla” ndal Valencias, por me këtë rezultat të ndeshjes së parë finalja e Kupës së Mbretit tashmë është e sigurt.

Top Channel