Këshilli i marrëdhënieve amerikano-islamike i kërkoi kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, t’i kërkojë ndjesë protestueses myslimane të dëbuar nga njëri prej tubimeve të tij elektorale.
Këshilli thotë se, largimi i Rose Hamid nga salla, pas protestës së saj të heshtur të premten, gjatë mitingut në Karolinën e Jugut, i dërgon një mesazh armiqësor të gjithë myslimanëve të Amerikës.
Gjatë tubimit në “Rock Hill”, Hamid nuk bëri gjë tjetër veçse u ngrit në këmbë, pa folur asnjë fjalë, ndërsa në bluzën që mbante veshur shkruhej: “Salam, unë vij në paqe”.
Propozimi i manjatit të pasurive të patundshme për t’iu ndaluar myslimanëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara është dënuar gjerësisht, por ai vet e ka bërë të qartë se i qëndron deri në fund pohimeve të veta.
Top Channel