Më në fund Roma është rikthyer te fitoren në Serie A, duke mposhtur Xhenovën 2-0 në “Olimpico”. Pikët e plota në javën e 17 i mori edhe Napoli e Fiorentina.
Florenzi dhe i riu Sadiq ishin autorët e dy golave për Romën e Garcia-s këtë të diel, duke i rikthyer kryeqytetasit te fitorja pas 5 ndeshjes.
Fitore mjaft të rëndësishme këtë javë arritën edhe Napoli, që mposhti 1-3 Veronën edhe pse një pjesë të lojës e luajti me një lojtarë më pak, pas daljes me kartonin e kuq të Jorginho-s. Edhe në këtë ndeshje, Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës për të besuarit e Sarri-t.
Fiorentina ruajti hapin e ekipeve kryesuese, duke fituar 2-0 ndaj Chievo-s, me gola të Kalinic e Ilicic.
Më herët këtë të diel luajti edhe Juventusi, i cili ruajti ecurinë e fitoreve edhe në këtë javë, duke mposhtur Carpi-n 2-3. Mandzukic realizoi dy gola, ndërsa për bardhezinjtë shënoi edhe francezi Pogba.
Interi, i cili do ta luajë në mbrëmjen ndeshjen e javës së 17 ndaj Lacios, është në krye të renditjes me 36 pikë. Napoli dhe Fiorentina gjendet në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 35, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Tashmë, është ngjitur ndeshjen në renditje edhe Juventusi, i cili pas fitores ndaj Carpi-t ndodhet në vendin e katërt me 33 pikë.
Top Channel