Nantes barazon me Lyon, Lenjani luan 90 minuta
02/12/2015 00:00
Ashtu sikurse sfidat mes Angers-PSG e Lorient-Nice, edhe ajo mes Nates e Lyon ka përfunduar në barazim pa gola.
Në këtë ndeshje, trajneri i Nantes Der Zakarian vendosi të pushojë kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, që është aktivizuar në çdo ndeshje.
Ndërkohë, një tjetër lojtar kuqezi i Nantes, Ermir Lenjani, ishte në fushë përgjatë 90 minutave, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij t’i rikthehet fitores.
Sidoqoftë, pika që Nantes mori në këtë takim e ngjit atë në vendin e dhjetë në klasifikim me 21 pikë, ndërsa Lyon pozicionet në të katërtin me 26 pikë.
Top Channel