“Gjurmë shqiptare”, sofra e Zotit
29/11/2015 00:00
Në ciklin e radhës të kësaj të diele, të transmetuar në orën 13:00 në ekranin e Top Channel, “Gjurmë shqiptare” i gazetarit Marin Mema ju ka njohur me një udhëtim për të zbuluar “sofrën e Zotit”…
Shpesh mund të duket e pamundur, apo më keq çmenduri, fakti se në zemër të Labërisë ngrihet “sofra e Zotit”. Por çfarë është ky objekt? Një mit, një legjendë apo ka diçka të vërtetë?
Uudhëtimin për të zbuluar “sofrën e Zotit”, që mendohet nga studiues e arkeologë të jetë ndërtuar mijëra vite më parë, të zhvilluar përmes malit të Perëndive e legjendave për njerëzit me krahë, mund ta ndiqni të plotë në videon, që nuk duhet humbur.
Top Channel