Zjarr në kabinën elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit, e gjithë zona mbetet pa energji elektrike Prej më shumë se 30 vitesh, bojlerët e vendosur mbi tarracat e pallateve në qytetin e Vlorës vijojnë të jenë një shqetësim serioz për banorët.
Me kalimin e viteve, instalimet e shumta kanë shkaktuar dëmtime në tarraca dhe soleta, ndërsa në disa raste lagështia ka depërtuar deri në apartamentet e kateve të larta, madje duke sjell amortizim të pallateve dhe rrezikshmëri të tyre.
Një nga zonat ku ky problem është më i theksuar është lagjja “Isa Boletini”, e cila aktualisht po i nënshtrohet rikonstruksionit nga Bashkia e Vlorës.
Pritshmëria e banoreve është që, në kuadër të rikonstruksionit dhe sistemimit të fasadave të pallateve, të ndërhyhet edhe për largimin e bojlerëve nga tarracat dhe vendosjen e tyre në hapësira të përshtatshme në katet e para të pallateve.
Kjo ndërhyrje sipas tyre do zgjidhte një problem të trashëguar prej dekadash.
Top Channel