FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
BERZH do të japë një financim prej rreth 100 milionë euro për mbështetjen e bujqësisë, nëpërmjet mobilizimit të fondeve të garancisë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është takuar me drejtorin e BERZH për Shqipërinë, Kristof Denk, lidhur me këtë mekanizëm të ri financiar.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të jetë katalizatore e një procesi që synon të përfshijë edhe mjaft banka të nivelit të dytë me portofol krediti, kushtuar bujqësisë.
BERZH angazhohet për mbulimin e humbjeve fillestare dhe zbutjen e riskut në financim, ndërsa qeveria shqiptare angazhohet të mobilizojë fondet e garancisë për injektimin e këtyre fondeve në prodhimin bujqësor, agropërpunim, si dhe infrastrukturë mbështetëse për bujqësinë.
Top Channel