O’Connell: Kosovës i duhet një administratë apolitike

12/10/2015 18:55

Ambasadori anglez në Prishtinë, Ruairi O’Connell ka deklaruar se ministri i Administratës Publike ka punën më të vështirë në Kosovë.

Kjo, pasi sipas tij, reforma e administratës publike është jetike për të ardhmen e Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook të postuar pas takimit me ministrin e Administratës Mahir Jakgjillar, ambasadori i Britanisë së Madhe theksoi:

“Kosova ka nevojë për një administratë publike apolitike dhe profesionale, përfshirë këtu edhe bordet publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA