Ejona: Një jetë përmes gjuhës së shenjave
11/10/2015 15:45
Statistikat e fundit tregojnë se në gjithë vendin numërohen rreth 39 mijë persona të cilët nuk kanë mundësi të dëgjojnë dhe të flasin.
Gjuha e shenjave është e vetmja mundësi që ata kanë për të komunikuar. Por kjo është një rrugë e vështirë.
Ejona Balla është një vajzë e cila ka lindur me pamundësi për të dëgjuar dhe për të folur. Ajo është në klasën e nëntë.
Pas përfundimit të arsimit bazë, ajo duhet të kthehet në shtëpi.
Në këtë intervistë ajo u bën apel institucioneve shqiptare që t’i krijojnë hapësira, që ajo të vijojë shkollën e mesme dhe të aftësohet në një kurs profesional.
Një histori e cila vjen nga gazetarja Klodiana Kapo dhe operator Besfort Kryeziu.
Top Channel