Rrezik nga uji i ndotur në Berat, banorët e një lagje kërkojnë ndihmë

07/10/2015 12:30

Banorët e një lagje në qytetin e Beratit kanë dhënë alarmin për ndotjen e ujit të pijshëm. Ata janë ankuar pranë ndërmarrjes së ujësjellësit dhe situata nuk është përmirësuar. Uji duket që është i perzjerë me ujrat e zeza për shkak të ngjyrës dhe të erës që ka.

“Dy javë ose një muaj që e kemi ujin e ndotur, nuk është për asnjë lloj përdorimi”, thotë një banore.

“Vunë tub të ri rreth 15 metra, dhe bën provat. Iku ajo fillon tani po na vjen uji i turbullt komplet, dhe me erë”, thotë një tjetër banor.

Në sheshin përpara pallateve prej ditësh mësohet se është punuar nga ana e specialistëve të ujsellësit, për zëvendësimin e një pjese të rrjetit që konsiderohej i amortizuar dhe që dyshohej se shkaktonte ndotjen, por sapo punimet janë mbyllur uji ka vazhduar të vijë sërish i ndotur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA