Ndeshja me Serbinë, Rama: Të tregojmë vlerat tona

06/10/2015 09:20

“Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë”. Ka qenë ky komenti i kryeministrit Edi Rama mëngjesin e së martës lidhur me takimin me Serbinë.

“Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur”, është shprehur Rama.

Por sipas tij, aspekti kryesor ndeshjes është një tjetër. “Mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit”, ka thënë Rama.

Prandaj, ka ftuar ai sportdashësit, le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes e jo fushëbeteja e të shkuarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA