“Nuk kam nevojë për këmbët që të ndihem seksi”

22/09/2015 21:40

Një vajzë 23-vjeçare e cila ka lindur pa këmbë punon si modele të brendshmesh në SHBA, duke fituar 1000 $ në ditë. Kanya Sesser, nga Los Angeles, nuk e ka problem aspak që fotot i tregojnë shumë qartë handikapin e saj.

Modelja është braktisur në një tempull budist në Tajlandë kur ishte vetëm 1-javëshe dhe u adoptua nga një çift në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur mbushi 5 vjeç.

“Unë jam ndryshe nga të tjerat dhe kjo gjë më bën seksi. Nuk më duhen këmbët për të qenë tërheqëse. Më pëlqen të fitoj para’ nga modelingu”, thotë Kanya.

23-vjeçarja ka zbuluar se shpreson që njëkohësisht të vazhdojë karrierën si modele dhe të stërvitet për Lojrat Paralimpike të vitit 2018. Gjithashtu, Kanya po shkruan një libër për udhëtimin e saj të guximshëm nga jetime në modele.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA