Historia 60-vjeçare e Tarzanit të jetës reale (FOTO)

14/09/2015 13:15

Quhet Michael Peter Fomenko, 84 vjeç, djali i një princeshe ruse, i cili shmangu shoqërinë moderne 60 vjet më parë dhe jetoi duke vrarë kafshë të egra me duart e tij. Ky është Tarzani i jetës reale.

Fomenko u largua në Sidnej në moshën 24-vjeçare dhe ka jetuar në një pyll mes Cape York dhe Ingham në Australinë veriore, pasi ishte frymëzuar nga vepra epike e Homerit, Odisea.

Ai madje ka lundruar i vetëm me një kanoe që e ka ndërtuar vetë nga Cooktown në Queensland, në New Guinea.

Duke u kthyer pas, në vitin 1959, u raportua se “Tarzani” është shpëtuar nga indigjenët lokalë gjysëm i plagosur në xhunglën e paeksploruar. I zhveshur, vetëm me të mbathura, ai u ndalua edhe nga policia më 1964, ku u akuzua për sjellje të pahijshme dhe rrugaçëri, para se të shpallej i çmendur, sipas Sydney Morning Herald.

Fomenko u mbyll në një sërë institucionesh psikiatrike, ku është kuruar me terapin e elektroshokut. Pro pasi u la i lirë sërish, Fomenko iu rikthye jetës së egër, duke jetuar mes aborigjenëve deri më 2012.

Ai është djali i princeshës Elizabeth Machabelli dhe kampionit të atletikës Daniel Fomenko në Gjeorgji, që ka qënë pjesë e Bashkimit Sovjetik, dhe familja u largua për në Japoni më 1930. Por vetëm tre vjet më pas Japonia pushtoi Kinën duke nisur kështu luftën e Paqësorit më 1937, dhe familja u largua për në Sidnej.

I tjetërsuar nga pengesat gjuhësore dhe statusi i tij i refugjatit, Fomenko nisi të privojë veten nga jeta moderne duke parë veten si heroi grek, Odise.

Gjatë rinisë së tij ai fitoi disa medalje shtetëore në dhjetëgarësh, dhe kishte një vend në Lojërat Olimpike të 1956 në Melbourne. Por para kësaj ai u largua nga familja e tij duke jetuar në xhunglat e Queensland.

Që prej 2012 nuk ishin dëgjuar lajme prej tij, derisa u konfirmua se jetonte në një azil në Sidnej. Ai kishte shkuar të takonte të motrën, por ishte ndjerë keq rrugës. Përfaqësues të azilit thonë për Daily Mail Australia se Fomenko jeton aty dhe është në karrige me rrota.

“Ai është shumë i qetë këtu. Nuk komunikon me asnjë, është një njeri vetmitar. Por është i kënaqur këtu”, thonë përfaqësuesit e azilit.

FOTO GALERI
3/6
Jeta e 84-vjeçarit Fomenko që ka jetuar në xhunglat e Australisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA