Monokini që tregon bukur çdo trup
09/09/2015 00:00
Në faqet më të mëdha të shit-blerjeve në internet po përhapet me shpejtësi një monokini i konceptuar për t’ju përshtatur dhe për të treguar bukur çdo formë trupore.
Veshja e banjos ofrohet në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë.
Në Amazon kostumi ka marrë vlerësimet maksimale dhe për më tepër ofrohet me një çmim të përballueshëm për këdo. Mjaftojnë 5 euro dhe durimi deri në mbërritjen e tij me postë nga Kina dhe bëhet i juaji.
Megjithatë, dukja bukur dhe çmimi i lirë mbërrijnë me një kosto; vijat e bardha që mund të ngelen pas një dite në diell me këtë kostum.
Top Channel