Mbeti një mision i pamundur për Barcelonën. Bilbao fiton Superkupën e Spanjës

18/08/2015 00:00

Athletic Bilbao është fituesja e Superkupës së Spanjës pasi mposhti Barcelonën 4-0 në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit në “Camp Nou” u mbyll në barazim 1-1.

Në ndeshjen e parë, Aduriz ishte spektakolar duke shënuar tre herë në portën e katalanasve, ndërsa arriti të shënonte edhe golin e barazimit në të dytën, duke shuar shpresat e vakëta të vendasve, të cilët shpresonin në përmbysjen e madhe.

Goli i vetëm për Barcelonën u shënuan në fundin e pjesës së parë nga Messi.

Në 45 minutat e dyta nevojiteshin të paktën edhe 3 gola për të barazuar disfatën e ndeshjes së parë, por Pique la ekipin e tij me 10 lojtarë pas protestave të ashpra ndaj anësorit në minutën e 56. Aduriz vulosi gjithçka në minutën e 74-ët, duke shënuar golin e barazimit për Bilbaon, e cila doli jashtë parashikimeve edhe në ndeshjen e dytë.

Në minutat e mbetura kishte vend edhe për kartonin e kuq të Kike Sola, që ekuilibroi forcat në fushë me ndërhyrjen ndaj Mascheranos, në të 86-ën. Por vetëm kaq, pasi vërshëllima finale sanksionoi barazimin më të ëmbël për skuadrën e Ernesto Valverdes, që i gëzohet një suksesi të merituar dhe fantastik përballë kampionëve të Europës.

Top Channel