Roberto Martínez mund të jetë emri surprizë për të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës.

Sipas raportimeve të fundit, Federata Holandeze e Futbollit ka zhvilluar kontakte sekrete me trajnerin spanjoll në Málaga, duke e futur atë në listën e kandidatëve për stolin e “Tulipanëve”. Bëhet fjalë për një kandidaturë që, nëse do të konkretizohej, do të ishte historike për Holandën. Martínez do të bëhej trajneri i parë i huaj i kombëtares holandeze që prej vitit 1978, duke thyer një traditë të gjatë të besimit te trajnerët vendas.

Martínez, 53 vjeç, ka një eksperiencë të konsiderueshme në drejtimin e kombëtareve. Ai drejtoi Belgjikën nga viti 2016 deri në vitin 2022, duke e çuar atë deri në vendin e tretë në Kupën e Botës 2018. Që prej janarit 2023 është në krye të Portugalisë.

Pikërisht kjo e bën situatën edhe më interesante: nëse Holanda do të tentonte ta bindte Martínez, do të duhej të siguronte një nga trajnerët më të njohur të futbollit europian dhe njëkohësisht të thyente një tabu që zgjat prej gati pesë dekadash. Për momentin, bëhet fjalë për një kandidaturë dhe jo për një marrëveshje të finalizuar, por fakti që federata holandeze dyshohet se ka zhvilluar takime direkte me Martínez e bën emrin e tij një nga historitë më interesante në lëvizjet e trajnerëve në Europë.

Top Channel