Reparti i sulmit po bën me dhimbje koke Diego Pablo Simeone në prag të fillimit të sezonit në futbollin spanjoll. Kjo sepse Alexander Sorloth pësoi një dëmtim muskular që prej ditësh po e mban larg grupit me futbollistin që ushtrohet në palestër me norvegjezin që do ta ketë të vështirë që të jetë në ndeshjen e datës 19 dhe kështu duket që Simeone do të ketë në dispozicion vetëm Lookman në repartin e avancuar.

Ndërkaq Julian Alvarez ditën e hënë u bashkua me skuadrën dhe këtë të martë mori pjesë normalisht në stërvitje. Në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, Siemone do ta ketë në konsideratë argjentinasin si një futbollist më shumë dhe do të ketë disa minuta në dispozicion edhe pse nuk do të jetë titullar. Gjatë seancës stërviore, Alvarez formoi një dyshe me Lemar, dyshja tjetër ishte ajo mes Lookman dhe Kang in Lee.

Dhe pikërisht sulmuesi korean pritet të jetë një alternativë për të luajtur në sulm së bashku me anglezin, me Arnau Ortiz që edhe ai ka opsionet e tij edhe pse fillimisht duhet që lojtari duhet të regjistrohet. Giuliano Simeone që shkurtoi pushimet e tij pas botërorit për t’u kthyer në stërvitje, është një tjetër opsion që Simeone ka për sulmin në sfidën me Malaga. Ditën e premte, Atletico Madrid do të luajë miqësoren e fundit të kësaj vere ndaj Olympique Marseille në Velodrome. Aty do të shihet se çfarë do të ketë ndërmend Simeone të bëjë që pa Sorloth do të duhet të improvizojë në repartin e sulmit.

Top Channel