Barcelona ngushton rrethin për Rodrin. Pas një strategjie të përbashkët me personat që rrethojnë futbollistin, klubi blaugrana prezantoi një propozim të ri ekonomik me synimin e arritjes së një marrëveshjeje me Manchester City.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, oferta e re e Barcelonës ka disa skenare të ndryshme, por ideja është që të mos arrihet te shifra e 70 milionë eurove sepse ky është kufiri maksimal që është vendosur për këtë operacion. 

Klubi kampion i Spanjës  është gati të pranojë të paguajë 60-65 milionë euro plus bonues si propozim përfundimtar që është shifra që Manchester City i kërkoi Realit të Madridit dhe jo 80 milionë euro siç kërkojnë tani.

Klubet prej ditësh janë në bisedime të vazhdueshmes dhe gjithnjë sipas Sport, shifrat e kërkesës dhe ofertës po afrohen dhe kjo të bën të mendosh se shumë shpejt mund të mbyllet ky operacion. Te Barcelona ka optimizëm në lidhje me marrëveshjes, por për të duhet pritur ende, ndoshta orë dhe ndoshta ditë, por ka ekziston vullneti nga të gjitha palët që e gjithë kjo të përfundojë këtë javë.

Rodrit do t’i pëlqente që të ishte në Barcelonë që këtë të mërkurë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të shokëve të tij të kombëtares, por nuk ndodhi kështu. Tani objektivi është që mesfushori të mos shkojë në Manchester të premten kur pritet të jetë i pranishëm për vizitat mjekësore dhe për të nisur sezonin. Ka shumë mundësi që Manchester City t’i japë lejen që të mos jetë i pranishëm duke qenë se transferimi i tij nëse nuk do të realizohet atë ditë, do të jetë shumë pranë.

Rodri ka një marrëveshje me Barcelonën për 4 sezonet e ardhshme me një pagë të lartë. Në fakt ai do të jetë një ndër 3 futbollistët më të paguar të skuadrës. Dhe kjo është në një linjë me statusin e tij si Topi i Artë dhe lojtari më i mirë i botërorit, me pagën që përfitonte te Manchester City dhe me ofertën e rinovimit që kishte marrë.

Drejtorët sportivë të Barcelonës dhe Manchester City, Deco dhe Hugo Viana janë në kontakt të vazhdueshëm dhe marrëveshja mund të arrihet në çdo moment. Barcelona gjithnjë e ka pasur të qartë se nuk do të paguante një superçmim për një futbollist që ishte në vitin e fundit të kontratës dhe e konsideron mëse të drejtë ofertën 70 milionë euro mes shifrës fikse dhe bonuseve për kartonin e mesfushorit dhe opsioni është 65 milionë si shumë fikse plus 5 milionë euro në formën e bonuseve për objektivat kolektive.

Top Channel