Pas pak ditësh kampionati i Kategorisë së Parë do të marrë formë me hedhjen e shortit të sezonit të ri.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ky short do të hidhet ditën e premte në ambienet e Shtëpisë së Futbollit.

Kategoria e Parë do të ngrejë siparin e saj në 5 shtator të 2026 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj të vitit 2027.

Në këtë sezon në këtë kampionat do të marrin pjesë këto skuadra: Bylis, Flamurtari, Pogradeci, Iliria, Besa, Kastrioti, Burreli, Korabi, Kukësi, Besëlidhja, Oriku, dhe Sopoti.

Top Channel