“Kriza” e Mike Maignan te Milani, në radar shfaqet klubi i Ronaldos/ Portieri mund të largohet drejt Arabisë Saudite
Dusan Vlahovic ka vendosur të vijojë karrierën në Turqi. Sulmuesi serb, i cili largohet nga Juventusi, ka pranuar ofertën e Besiktasit pas ndërmjetësimit të një agjenti italian.
Klubi turk i ka ofruar Vlahovicit një kontratë trevjeçare me vlerë 10 milionë euro, ndërsa sulmuesi do të përfitojë edhe 10 milionë euro të tjera në momentin e firmosjes së kontratës.
Marrëveshja tashmë konsiderohet e mbyllur dhe 26-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Stambollit të mërkurën, ku do t’i bashkohet skuadrës së re.
Vlahovic largohet kështu nga Juventusi pas disa sezonesh në Torino, ndërsa aventura e tij e re pritet të jetë një nga transferimet më të bujshme të merkatos në futbollin turk.
Sulmuesi serb do të ketë tashmë detyrën të udhëheqë repartin ofensiv të Besiktasit, që synon të rikthehet protagonist në futbollin turk dhe në arenën evropiane.
Top Channel