Ronaldinho, mes Ravennas dhe…basketbollit, braziliani është në bisedime për blerjen e AS Monaco
Interi në merkaton e transferimeve, pavarësisht si do të shkojnë operacionet e tij, po vepron nën udhëheqjen e eksperiencës në Champions League; praktikisht të gjithë futbollistët që ka siguruar dhe ata që janë në shënjestrën e klubit zikaltër, janë aktivizuar edhe më parë në turneun më të rëndësishëm evropian për klube.
Qëllimi është që të injektohet eksperiencë dhe besueshmëri në ndeshjet me peshë dhe në momentet më kyçe. Sepse është e qartë se objektivi final i Interit është të fitojë kupën me veshë të mëdhenj pasi e pa t’i rrëshqiste nga duart, plot 2 herë.
Ai që komandon trupën e përforcimeve të Interit është padyshim John Stones. Dekan i Champions ku debutoi në sezonin 2016-17 dhe ka zhvilluar 62 ndeshje me 6 gola dhe 4 asist. Për më tepër, për Stones përbën një plus fakti që kaluajtur në këtë kompeticion me Manchester City duke e fituar e për më tepër ka qenë pjesë e një grupi që ka luftuar çdo vit për ta fituar.
Do të jetë një lider kur do të duhet, siç ka qenë gjithnjë. Benjamin Pavard nuk është një blerje e re, por llogaritet relativisht; ajo që k rëndësi është se ai ka 57 ndeshje në Champions, 3 gola dhe 5 asist. Edhe francezi e ka fituar këtë kompeticion edhe pse kjo ndodhi në një sezon të veçantë si 2019-2020 me Bayernin e Mynihut. Janë surprizuese shifrat e Aleksandar Stankovic, djali i Dejan Stankovic, që në moshën 21 vjeçare ka më shumë se 10 ndeshje, 2 gola dhe 2 asist në Champions; të gjitha këto të vitit të kaluar me Club Brugges. Mbetet për të parë nëse ai do të arrijë babain e tij legjendar me 87 ndeshje. I shkëlqyer është rasti i Ivan Provedel që është në rolin e portierit që ka 8 ndeshje dhe…1 gol. Ai historik i shënuar me fanelën e Lazios në ndeshjen me Atletico Madrid me një gjuajtje me kokë si të ishte një sulmues i pastër.
Por nuk janë vetëm ardhjet e reja, sepse kërkimi i futbollistëve me eksperiencë në Champions është një diktat i qartë me përjashtim të Marco Palestras që në fund shkoi te Chelsea. Por të gjithë lojtarët që janë në shënjestrën e klubit zikaltër kanë eksperiencat e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Anan Khalaili, që formalisht u bë lojtar i Interit deri sa u ndalua nga CONI ka 8 ndeshje në Champions dhe 3 gola. Djed Spence, një tjetër lojtar në shënjestrën e klubit milanez ka 10 ndeshje. Edhe Moussa Diaby, 9 ndeshje e 2 gola. Po kështu Interi ka shumë për zemër edhe Curtis Jones të cilin po kërkon ta sjellë në Milano me çdo kusht me anglezin që ka 28 ndeshje, 1 gol e 7 asist në Champions League. Dy objektiva të tjerë konkretë janë edhe Cristian Romero e Nico Gonzales, dy argjentinasit kanë respektivisht 22 dhe 17 ndeshje në kompeticionin e ëndrrave.
Top Channel