Keidi Bare mbyll përfundimisht eksperiencën e tij në tokën spanjolle. Mesfushori zgjodhi të ndryshojë ambient dhe të kërkojë një aventurë të re në një kampionat tjetër që është ai grek.

Futbollisti kuqezi, por që së fundmi është lënë mënjanë nga Kombëtarja shqiptare ka nënshkruar një kontratë me Volos Elabet FC,  një lajm që është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale

‘Volos Elabet FC njofton blerjen e mesfushorit 28-vjeçar shqiptar Keidi Bare.Keidi Bare, pasi kaloi ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ergometrike, nënshkroi kontratën e tij të re dhe pritet të fillojë stërvitjen. Keidi Bare ka luajtur për Zaragozën për dy vitet e fundit, ku ka regjistruar 47 ndeshje, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e Espanyol (me 118 ndeshje) dhe Malaga (48 ndeshje). Përveç kësaj, Keidi Bare ka luajtur 29 herë me Kombëtaren Shqiptare’-thuhet në njoftimin e klubit të Volos Elabet FC.

Top Channel