Hëna Blu, që nuk është…blu

01/08/2015 00:00

Mbrëmjen e ditës së premte, edhe në Tiranë, ashtu si në shumë kryeqytete e qytete të globit, u pa ajo që quhet “Hëna Blu”.

Hëna Blu nuk është ndonjë event aq befasuaes. Ajo nuk është as blu në fund të fundit. Ajo çka u pa mbrëmjen e së enjtes është quajtur kështu, pasi është e dyta hënë e plotë gjatë një muaji kalendarik, një dukuri që ndodh çdo 30 muaj, sipas astronomëve.

E para hënë e plotë ndodhi në datën 2 korrik. Përcaktimi modern i një hëne blu, sipas astronomëve, nënkupton thjesht faktin që një muaj ka dy hëna të plota, apo një stinë ka katër të tilla dhe jo tre.

Por përpara viteve 1940, sipas NASA-s për Hënën Blu kishte një shpjegim akoma më shumë kompleks, që edhe vetë astronomët kishin vështirësi për ta interpretuar. Hëna Blu lidhej me të dhëna kishtare, vitet tropikale dhe përcaktimin kohor të stinëve. Kjo ndodhi derisa në vitin 1946 një astrolog i njohur me emrin James Hugh Pruett, publikoi një artikull të titulluar “Qielli dhe Teleskopi”, ku ndër të tjera shpjegoi se, sipas interpretimit të tij, përcaktimi kompleks që ekzistonte për fenomenin, ishte thjesht hëna e dytë e plotë brenda të njëjtit muaj kalendarik.

Hera tjetër kur do mund të shohim Hënën Blu është viti 2018.

Top Channel