Finlandë, fëmijët nuk do të mësojnë më të shkruajnë me dorë

31/07/2015 00:00

Shkollat në Finlandë nuk do i mësojnë më fëmijëve si të shkruajnë me dorë, por do i kalojnë ata direkt në tastierën e kompjuterit, pasi drejtuesit e arsimit në vendin skandinav mendojnë se komunikimi sot bëhet vetëm nëpërmjet mesazheve në celular.

Disa shtete amerikane e kanë hequr shkrimin e dorës nga kurrikula, ndërsa në Francë, pasi u hoq për një kohë të shkurtër, u rikthye pasi shkencëtarët thanë se të shkruarit me dorë ndihmonte trurin të funksiononte më mirë dhe nuk duhej hequr.

Ndryshe nga Franca, në Finlandë nuk ka pasur reagime për këtë vendim. Një nga drejtuesit e Bordit Kombëtar të Arsimit në Finlandë tha për ‘The Guardian’ se “askush nuk ka reaguar, përveç disa gjyshërve”.

Top Channel