Çfarë guximi! Sajon aksidentin duke u futur poshtë makinës

29/07/2015 00:00

Një pensioniste është akuzuar se është përpjekur të sajojë një aksident automobilistik më 22 korrik në provincën Hubei të Kinës, për të përfituar para.

E moshuara, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka shfrytëzuar rastin kur një makinë ka ndaluar në semafor dhe pa u vënë re nga drejtuesi i automjetit, ajo është shtrirë poshtë makinës.

Duket se për fat të së moshuarës, drejtuesi i makinës zoti Chen nuk e kishte ngritur zërin e kasetofonit dhe arriti të dëgjonte të bërtiturat e gruas, para se të hapej semafori. Ai doli nga automjeti dhe e pa atë të shtrirë nën makinë.

Chen ishte befasuar se si gruaja kishte arritur aty pa u vënë re. Policia u njoftua menjëherë dhe gruaja u dërgua me ambulancë në spital.

Fatmirësisht zona ishte e populluar dhe e moshuara ishte parë nga disa persona të cilët sqaruan ngjarjen. Megjithatë, policia e bllokoi automjetin për hetim të mëtejshëm. 

Pas incidentit, dikush që kishte filmuar ngjarjen e dërgoi videon në polici dhe tashmë e vërteta ishte e dokumentuar.

Videoja tregoi qartë se makina ishte e ndaluar kur e moshuara ishte futur nën të. Gjithashtu, pas kontrolleve në spital rezultoi se ajo nuk kishte asnjë lëndim.

E moshuara akuzohet se ka sajuar aksidentin për të marrë kompensim nga shoferi. Megjithatë, ka pasur edhe të tjerë persona, të cilët kanë thënë se ajo ishte futur poshtë makinës për të marrë diçka që i kishte rënë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel