Fotot më të bukura nga festa e demave
08/07/2015 00:00
Festa me dema në rrugët e Pamplonas vazhdon edhe këtë vit. Për ata të cilët nuk mund të jenë në këtë qytezë, atëherë duhet të kënaqen vetëm me foto.
Për ndryshim nga vitet e mëparshme, kur duhej të shikoje vetëm fotot nga profesionistët të cilët i shkrepnin nga sipër, telefonët smart kanë bërë që të kemi foto nga njerëz që janë pjesë e festës.
Shumë persona nuk pranojnë që të heqin dorë nga regjistrimi i videove ose shkrepja e një foto, pavarësisht se përballë kanë kafshë qindra kilogramëshe, e cila mund t’ju marrë jetën.
Pikërisht, këta persona që janë treguar më të guximshëm, kanë shkrepur edhe fotot më të bukura të kësaj feste.
Top Channel