Të famshëm dhe me fëmijë “in vitro”

27/05/2015 00:00

Fertilizimi “in vitro” është një shprehje, që e njohin pothuajse të gjithë, por jo shumë kohë më parë, ajo ishte një procedurë misterioze për infertilitetin, që prodhoi ato që njihen si “bebe në provëza”.

Loiuse Brown, i lindur në Angli në vitin 1978, është fëmija i parë i fekonduar jashtë barkut të nënës. Gjithçka ndodh në laborator dhe, pas kësaj, embrioni vendoset në mitër.

IVF është një procedurë komplekse dhe jo pak e kushtueshme. Megjithatë, që nga fillimi i kësaj praktike në SHBA, në vitin 1981, IVF dhe teknika të tjera të ngjashme kanë sjellë në jetë më shumë se 200 mijë foshnje.

Shumëkush mendon se njerëzit e famshëm i kanë të gjitha, por kjo nuk është e vërtetë. Nëse jeni duke përdorur trajtime infertiliteti, duhet të dini se ju jeni në një varkë me shumë VIP-a.

Mariah Carey – Pas një dështimi, Mariah Carey ka aplikuar akupunkturën për të ulur stresin dhe për të trajtuar infertilitetin, deri sa ia doli të jetë shtatzënë me binjakët e saj, Moroccan dhe Monroe.

Jimmy Fallon/ Diane Cohen – Jimmy Fallon ka pritur dy javë pas lindjes së vajzës së tij, Winnie Rose, për të bërë të ditur se ajo kishte lindur nga një nënë surrogate. Fallon tregoi se kishte 5 vite, që ai dhe bashkëshortja e tij luftonin me infertilitetin. “Çdokush që e ka provuar, duhet ta dijë se kjo është shumë e tmerrshme. Provoni çdo rrugë, çdo gjë që mund të bëni, për të bërë një fëmijë, sepse është më e vlefshme se gjithçka”.

Celine Dion – Celine Dion është një tjetër personazh i njohur, që ka aplikuar IVF. “U përpoqëm 5 herë, – ka thënë ajo, – dhe vetëm herën e 6 ia dolëm. Ishim të bekuar”,  thotë këngëtarja. Bashkëshorti i saj thotë se, janë duke jetuar një realitet, ashtu si shumë njerëz që kanë përdorur IVF. Procesi mund të jetë i gjatë dhe i vështirë, por ia vlen.

Nicole Kidman – Nicole Kidman ka treguar se ishte e detyruar të përdorte një nënë surrogate, për shkak të infertilitetit.

Brooke Shields – Brooke Shields thuhet se ka pasur 7 trajtime IVF para lindjes së vajzës së saj, në vitin 2003. Ajo dhe bashkëshorti i saj sollën në jetë edhe një fëmijë tjetër, në mënyrë natyrale, 3 vite më vonë.

Top Channel