Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Pushuesit nuk janë të vetmit që këta muaj mbushin vijën bregdetare të Dorsetit në Britani. Në ujërat e saj janë diktuar, jo pa frikë, dhe një numër i madh kandilësh deti, dhe jo nga ata të zakonshmit.
Bëhet fjalë për kandilë gjigantë, pushtimi i paprecedentë i të cilëve mund t’i detyrohet peshkimit pa kufij. Pikërisht ky i fundit duket se ka lënë në det më pak nga predatorët që sulmojnë këto krijesa kur janë më të vegjël.
Nuk përjashtohet sidoqoftë mundësia që një numër rekord i përbindëshve, deri në 1 metër të gjatë, të kenë dimëruar në thellësitë e ujërave britanike.
Pavarësisht përmasave tmerruese, prekja e tyre nuk është e rrezikshme për njerëzit. Djegia i ngjan asaj të hithrave e mund të shkaktojë urtikarie.
Pamja për çdo rast nuk mund të të lërë indiferent, ndaj dhe ndjesia e parë e përjetuar nga pushuesit që i ndeshin është frikësimi. Ekspertët i këshillojnë edhe më kureshtarët të frenohen e më mirë të mos i prekin me dorë.
I ashtuquajturi kandil deti-fuçi, specia më e madhe e këtij lloji e gjendur në jug-perëndim të Anglisë, nuk është fare i pazakontë për këtë vend.
Por deri më tani, të tilla krijesa ishin parë më së shumti të ngordhura në breg dhe ka qenë mjaft e pazakontë që ato të haseshin në ujë.
Top Channel