Aroma e preferuar e njerëzve, ajo e bukës së pjekur

25/05/2015 00:00

Një studim, ku janë përfshirë mbi 2000 britanikë të rritur, ka nxjerrë rezultate interesante në lidhje me aromat që preferojmë. Në krye të listës së “top 10” aromave që preferojmë është ajo bukës së pjekur.

Vendin e dytë e zë aroma e proshutës, ndërsa në të tretin renditet ajo barit të korrur. Pesë vendet e para i plotësojnë aroma e kafesë dhe ajo e ëmbëlsirave në furrë.

Nga vendi i gjashtë deri në të dhjetin janë aroma që nuhasim në bregdet, ajo e rrobava të sapopastruara, mishit të pjekur, peshkut e patateve të skuqura dhe të luleve.

Ndërkohë, kazanët e mbeturinave janë të parët në listën e “top 10” gjërave me erë të keqe. Djersitja, të vjellat, qumështi i prishur, ushqimi i prishur, pelenat, ujërat e zeza, tualetet publike, era e këmbëve dhe jashtëqitjet e kafsheve plotësojnë “top 10”-shen.

Top Channel