Foto të reja tronditëse janë publikuar nga militantët e Shtetit Islamik, të cilat tregojnë një homoseksual, i cili hidhet nga një çati dhe më pas qëllohet me gurë.
Akti i tmerrshëm është kryer në qytetin Tel Abiad në Siri. Pas një gjykimi në një ‘gjykatë’ të Shtetit islamik, ai u dërgua në çatinë e një ndërtese dhe u hodh përpara një turme të madhe që ndodhej poshtë.
Viktima është ekzekutuar për kryerjen e akteve seksuale anormale, sipas militantëve të ISIS.
Ky nuk është rasti i parë që ISIS publikon foto të tilla. Muajin e kaluar, nga e njëjta ndërtesë është hedhur një tjetër person, i cili akuzohej për kryerjen e akteve homoseksuale.
Një turme e madhe me luftëtarë dhe banorë të zonës, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, vëzhguan ndëshkimin e tmerrshëm jashtë ndërtesës së gjykatës islame në Tal Abiad.
Top Channel