Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Mbështetës dhe kundërshtarë të një grupi që bën fushatë kundër asaj që shihet si “islamizimi i Evropës” kanë mbajtur mitingje rivale në mbarë Gjermaninë.
Që prej tetorit, në këtë vend janë mbajtur protesta javore nga grupi Patriotët Evropianë kundër grupit tjetër Islamizimi i Perëndimit, i njohur ndryshe si Pegida.
Një pjesëmarrje rekord prej 18 mijë personazh u regjistrua në një prej mitingjeve në Dresden. Por menjëherë u verifikuan kundër-demonstratat, ndërkohë që Patriotët u kritikuan edhe nga politikanët gjermanë.
Mijëra persona marshuan në Berlin, Këln, Dresden dhe Shtutgart. Në kryeqytet policia deklaroi se rreth 5 mijë anti-protestues bllokuan qindra mbështetës të Pegida që donin të përshkonin itinerarin e caktuar.
Ndërkohë, rreth 22 mijë anti-Pegida u mblodhën në Shtutgart, Munster dhe Hamburg, bën të ditur agjencia e lajmeve DPS.
Por në Dresden policia deklaroi se 18 mijë persona u mblodhën vetëm për një miting kundër emigracionit, që u kundërshtua nga 3 mijë persona të tjerë në një miting tjetër.
Në Këln autoritetet fikën dritat e katedrales së qytetit si një mesazh për t’u thënë anëtarëve të Pegida-s se po mbështesin ekstremistët.
“Ne nuk e shohim këtë si një protestë, por si një apel drejtuar të krishterëve konservatorë (që mbështesin Pegida-n) që të mendojnë mirë se çfarë po bëjnë”, deklaroi drejtuesi i katedrales, Norbert Feldhoff për BBC.
Vetëm 250 mbështetës të Pegida-s u shfaqën në Këln, krahasuar me mijëra anti-demonstrues.
Top Channel