“Unë e di që më do”/ Përqafime në shtëpinë BBV, Miri-Selin-it: Të gjithë të duan ty Filmi “Bota” vjen premierë në Tiranë. Pas një prezantimi të suksesshëm nëpër festivale filmi në Europë, filmi me regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit prezantohet të enjten për publikun e kryeqytetit.
“Bota” rrëfen Shqipërinë e ditëve të sotme, fokusohet në jetën e një komuniteti të vogël të ish-të përndjekurve politikë, të harruar nga koha buzë një kënetë në Lushnje.
Skena ku regjisorja Iris Elezi ka vendosur filmin e saj është Adriatiku i Lushnjes, një fshat i vogël e i largët, ku familjet e tre personazheve kryesorë, Juli, Beni dhe Nora, që kanë mbetur aty që prej internimit të ish-regjimit.
Në skajet e tij gjendet një kënetë dhe pranë saj kafeneja magjepsëse “Bota”. Megjithatë, shpirti i vërtetë i saj është Juli, në fund të 20-ve, kamariere dhe kushërirë e Benit. Juli ëndërron të largohet për të ndjekur rrugën e artit, por qëndron për t’u kujdesur për të gjyshen, Nojën, të vetmen pjesëtare në familje që i ka mbetur.
Aktorët protagonistë të filmit janë Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Guljem Radoja dhe Alban Ukaj.
Filmi “Bota” pati premierën botërore në festivalin prestigjioz të “Karlovy Vary”-t, që u zhvillua në Çeki, në datat 4-12 korrik 2014, ku u prezantua në garën “East of the ëest”. Në edicionin e 49-të festivalit, “Bota”, me produksion shqiptar, kosovar dhe italian, mori çmimin “Fedeora”.
Ky film është prezantuar me sukses edhe në Gjermani, Islandë dhe Finlandë.
Top Channel