Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Bayern Munchen nuk toleron aspak dhe, pas dominimit në Bundesliga, ka hedhur një hap para drejt raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë, pas fitores 3-1 ndaj Hamburgut.
Autorë të golave për bavarezët kanë qenë Robert Lewandowski, David Alaba dhe Franck Riberi, ndërkohë që për Hamburgun golin e vetëm të “ngushëllimit” e shënoi Pierre-Michel Lasogga.
Të besuarit e Guardiolës e zgjidhën që në pjesën e parë ndeshjen, e më pas u munduan të ruanin energjitë për përballjen e rëndësishme në fundjavë në Bundesliga, me rivalët e Borussia Dortmundit.
Leverkuseni, nga ana tjetër, vuajti shumë për të siguruar kalimin, të cilin e siguroi vetëm në penalltinë e fundit të sfidës dramatike me Magdeburgun e kategorisë së katërt.
Në ndeshjet e tjera të së mërkurës, Hoffenheimi triumfoi 5-1 ndaj Frankfurtit të Bundesligës 2, ndërsa Wolfsburgu mposhti Heidenheimi. Freiburg mposhti 5-2 ekipin e 1860 Munchenit, ndërsa Gladbach eliminoi Eintrachtin e Frankfurtit.
U kualifikuan gjithashtu edhe Leipzig dhe Braunschweig…
Top Channel