Ligji i ri për TVSH-në

25/04/2014 00:00

Qeveria ka hartuar një ligj të ri për tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2015.

Drafti sipas Ministrisë së Financave është hartuar bazuar në direktivat e Bashkimit Europian dhe sjell një sërë ndryshimesh në skemën dhe procedurat e kësaj takse. Gjatë prezantimit para grupeve të interesit ekspertët e Ministrisë së Financave thanë se drafti i ri eliminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja si dhe lehtëson procedurat për kompanitë.

Vec qartësimeve teknike drafti tenton të rrisë formalizimin edhe në sektorin bujqësor duke parashikuar pajisjen e cdo fermeri me NIPT të posaçëm çka do të bëjë funksionale skemën e rimbursimit të TVSH-së në bujqësi.

Top Channel