Selena Gomez, imazhi i “Adidas-NEO”
12/02/2014 20:40
Selena Gomez është e vendosur që të lërë kohën e kaluar gjatë muajit Janar në një klinikë rehabilitimi për të rinj sa më shpejt pas krahëve të saj.
Dhe mënyra më e mirë, për të mos u tunduar nga varësitë apo problemet e mundshme emocionale, është ajo e zënies së kohës së lirë me punë.
21-vjeçarja, një prej ikonave të adoleshentëve, u shndërrua në imazhin e një fushate të re publicitare të një marke veshjesh të “Adidas-NEO”.
E reja tregoi edhe një herë më shumë trupin e saj të shkëlqyer, duke u shfaqur e mrekullueshme nën veshjet të cilat reklamoi.
Top Channel