Obama firmos projektligjin për buxhetin

27/12/2013 01:05

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka firmosur projektligjin 2-vjeçar mbi buxhetin federal, të arritur me konsensus bilateral mes republikanëve dhe demokratëve, i cili do të shmangë rrezikun për një tjetër bllokadë gjatë Janarit, në periudhën më të afërt.

Ligji i debatuar fuqishëm u miratua nga të dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, më herët gjatë këtij muaji. Projektligji u hartua nga një komitet mbi buxhetin, i përbërë nga pjesëtarë nga të dyja partitë, i ngritur pikërisht pas mbylljes së pjesshme të qeverisë federale prej 16 ditësh, gjatë muajit Tetor.

Obama firmosi gjithashtu edhe një projektligj që lufton ngacmimet seksuale në ushtri, por edhe 6 projektligje të tjera, të cilat tashmë kthehen në ligje në SHBA. Presidenti njoftoi nënshkrimet e tyre, teksa gjendet me pushime në Haëaii për festat e fundvitit, një vit ky që ka parë disa bllokada politike, duke nisur nga nënshkrimi i ligjit për Kujdesin Shëndetësor, apo “Obamacare”, kufirin e borxhit federal, si dhe disa çështje të tjera si emigracioni apo kontrolli i armëve.

Kongresi do të duhet të kalojë tashmë deri më 15 Janar, projektligjin e shpenzimeve fiskale prej 1,012 trilionë dollarë për vitin 2014. Por, analistët thonë se shpresat, për një epokë të re të bashkimit mes dy partive në Uashington DC, Demokratike e Republikane, mund të jenë të nxituara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA