Akcizat, shkurtohet afati

17/12/2013 00:00

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka shkurtuar afatin e nxjerrjes
së dokumentacionit për përjashtimin e subjekteve nga TVSH dhe nga Akciza
e Tarifa Doganore.

Kështu subjektet që do të kërkojnë të pajisen me vërtetim për përjashtimin nga TVSH për mallra apo shërbime lidhur me fazat e kërkimit dhe zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, do të marrin përgjigje nga AKBN brenda një afati 10 ditor.

Ndërsa subjektet që do të kërkojnë të pajisen me vërtetim për përjashtimin nga Akciza dhe Tarifa Doganore do të marrin përgjigje brenda 8 ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës. Më parë, këto vërtetime lëshoheshin nga AKBN me vonesa deri në 12 muaj.

Top Channel