Ndonëse se pas eliminimit nga Champions League, Juventusi konsiderohet gjerësisht si skuadra më e fortë e mbetur në lojë në Europa League, UEFA nuk ndan të njëjtin mendim.
Kampionët e Italisë, në shortin e Europa League që do të mbahet të hënën në Nion, menjëherë pas shortit të Champions, do të jenë të pozicionuar në vazon e dytë, atë të skuadrave më të dobëta. (shorti, përkatësisht në orën 12:00 dhe 13:00 me orën shqiptare, data 16 Dhjetor).
Në fakt, janë rregullat e UEFA-s për këtë short që e penalizojnë ekipin italian. Në vazon e parë, kokë serie përfundojnë 12 ekipet që fituan grupet e tyre në Europa League dhe katër vendet e treta me koefiçentin më të lartë të eliminuara nga Champions, e Juventusi nuk përfshihej midis tyre.
Shorti i Champions dhe Europa League do të ketë të njëjtat rregulla të njohura përsa i përket moslejimit të përballjes së skuadrave që luajtën në grupe midis tyre ose që vijnë nga i njëjti shtet.
Në shortin e Champions, rregullorja ndan në vazon e parë skuadrat që fituan grupet e tyre dhe në vazon e dytë ato që u renditën të dytat.
Shorti i Champions League
Vazo e parë
Bayern Munchen (Gjermani), Borussia Dortmund (Gjermani), Real Madrid (Spanjë), Barcelona (Spanjë), Atletico Madrid (Spanjë), Manchester United (Angli), Chelsea (Angli), Paris SG (Francë)
Vazo e dytë
Bayer Leverkusen (Gjermani), Schalke 04 (Gjermani), Arsenal (Angli), Manchester City (Angli), Milan (Itali), Olympiakos (Greqi), Zenit St. Peterburg (Rusi), Galatasaray (Turqi).
Shorti i Europa League
Vazo e parë
Fiorentina (Itali), Napoli (Itali), Tottenham (Angli), Sevilla (Spanjë), Valencia (Spanjë), Eintracht Frankfurt (Gjermani), Olympique Lyonnais (Francë), AZ Alkmaar (Holandë), Benfica (Portugali), Rubin Kazan (Rusi), Shakhtar Donetsk (Ukrainë), Trabzonspor (Turqi), Salcburg (Austri), Bazel (Zvicër), Genk (Belgjikë), Ludogorets Razgrad (Bullgari)
Vazo e dytë
Juventus (Itali), Lazio (Itali), Swansea (Angli), Betis Balompie (Spanjë), Ajax Amsterdam (Holandë), Anji Makhachkala (Rusi), Chornomorets Odesa, Dnipro Dnipropetrovsk, Dynamo Kyiv (Ukrainë), Esbjerg (Danimarkë), Maccabi Tel-Aviv (Izrael), Maribor (Slloveni), PAOK (Greqi), Porto (Portugali), Slovan Liberec (Sllovaki), Viktoria Plzen (Çeki) .
Top Channel