Të gjithë të çmendur pas “selfie”-t

12/12/2013 00:00

Njerëz të zakonshëm, aktorë të famshëm hollivudianë, politikanët më të pushtetshëm në Botë, madje dhe vetë Papa nuk ka mundur t’i rezistojë tendencës më të re që po çmend njerëzit: “selfie”-t.

“Selfie”, ose thënë ndryshe vetëfotografimi me një smartphone ose ëebcamera që më pas postohet në rrjetet sociale, është cilësuar si fjala e vitit nga redaktorët e fjalorit të famshëm të Oksfordit, pasi frekuenca e përdorimit të saj është rritur me 17 mijë përqind gjatë 12 muajve të fundit. Prapashtesa e fjalës përforcon idenë se ajo e ka origjinën nga anglishtja e Australisë, fjalët e së cilës përfundojnë rëndom me prapashtesën “ie”.

Aparatet fotografike janë përdorur gjithmonë për autoportrete, por këtë tendencë duket se e bëri të famshme revolucioni i telefonëve smartphone dhe rrjetet sociale, ku fotot “selfie” shpërndahen dhe nxjerrin në pah narcizmin e miliona njerëzve.

Por ata kanë shkaktuar lajme, polemika dhe dorëheqje politikanësh. Kandidati për kryetar bashkie i Nju Jorkut, Anthony Weiner, u detyrua të japë dorëheqjen dhe shkoi në divorc me gruan pas disa fotove të papërshtatshme që kishte postuar në rrjetet sociale, ku shfaqej gjysmë-nudo.

Ndërkaq, kopertina e revistes së njohur ‘Rolling Stone’ në muajin gusht të këtij viti kishte një foto “selfie” të të dyshuarit për vënien e bombës në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

“Këto foto janë bërë normale tani mes të rinjve. Është bërë si mani”, shprehen studentë të ndryshëm.

Top Channel