Tirana është e të gjithëve, por dikush di ta shfrytëzojë më mirë. Në një vend që karakterizohet nga monotonia, ekziston një grup të rinjsh që bën diçka, gjithësecili në mënyrën e vet krijon diçka për të qenë gjithmonë në lëvizje.

Janë personazhe që tregojnë se në Tiranë mund të gjesh vetveten shumë lehtë me pak fantazi dhe dëshirë për të eksploruar. Mali i Dajtit, aq shumë i dashur për të kaluar momente larg pluhurit të rrugëve të Tiranës, ofron një tjetër mundësi argëtimi siç është hedhja me parashutë.

Grupi “Mountain Bike Albania” shikon çdo ditë harta në internet dhe përcakton rrugë të reja që do eksplorojë dhe do bëjë patjetër. Por, përpara se të dalë nëpër botë nuk lë pa vizituar Tiranën e tyre të dashur.

“Cdo të shtunë ose të dielë bëjmë aktivitet. E nisim në mëngjes dhe e përfundojmë në orën 17:00. Kemi edhe femra në grup”, shprehet një nga anëtarët.

Rubini bashkë me shokët e tij vazhdon ta mbajë “Tirana Ekspres” dhe t’i japë mundësinë të gjithë artistëve të rinj të kenë një vend për të shprehur talentin dhe për të vënë në jetë pasionin e tyre.

“Qëllimi kryesor i “Tirana Ekspres” është krijimi i hapësirës për projekte të ndryshme. Cdo njeri mund të paraqesë projektin e tij pa kosto.”

Top Channel