Për shumicën e zhytësve, një “takim” me peshkaqenin është gjëja e fundit që do të dëshironin, por një notar i patrembur jo vetëm që nuk ka frikë prej një takimi të tillë, por shkon deri aty sa i jep për të ngrënë peshkaqenit njësoj sikur të ishte një qenush.

Momenti kur zhytësi Vincent Canabal fut peshq në gojën e një peshkaqeni-tigër është kapur nga fotografi Daniel Botelho.

“Janë shumë të frikshëm kur hapin gojën. Duhet t’i tregosh respekt, të jesh i kujdesshëm dhe shumë i përqendruar”, thotë fotografi.

Top Channel