Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Të ecësh bën mirë, por të ecësh shpejt bën akoma edhe më mirë.
Një studim i ri tregon se pas vitesh të tëra analizash në mijëra të rritur amerikanë, u arrit në konkluzionin se ecura e shpejtë ndihmon, madje shpëton jetën. Sigurisht vlerat më të mëdha e ecura e shpejtë i merr për ata persona mbi 50 vjec, të cilët këshillohen nga mjekët që të bëjnë të paktën 30 minuta ecje në ditë.
Në SHBA, nuk është vetëm e ecura aktiviteti i vetëm fizik më i praktikuar nga të rriturit, sidomos pas të 50-ave. Ata përpiqen të frekuentojnë edhe palestrat dhe notin. Mjekët specialistë rekomandojnë që një shëtitje më hap të shpejtë minimalisht 30 minutëshe cdo ditë bën shumë mirë për shëndetin e përgjithshëm, por sidomos për sistemin muskular dhe atë kardiovaskular.
Studimi tregoi se rreziku i vdekshmërisë ulet në raport me shtimin e intensitetit të ecjes.
Top Channel