Gerald Butler është një prej “Don Zhuan”-ëve më të njohur të Hollivudit.
Nga plazhet e Majemit, aktori konfirmoi edhe një herë më shumë famën e tij, teksa u fotografua duke flirtuar për minuta përkrah një vajze brune, identiteti i të cilës nuk është përcaktuar.
Pasi përfundoi bisedën, 44-vjeçari u tregua i shpejtë për të kapur në foto anën B. të vajzës, ndërsa si një “playboy” i vërtetë, minuta më pas u ul në një lokal, ku u përfshi në një bisedë të thellë me dy miqtë që e shoqëronin.
Pak por e sigurt, ajo do të ketë qenë një bisedë tepër mashkullore midis tre shokëve.
Me pasaportë skoceze, Butler njihet mbi të gjitha për rolin e tij protagonist në filmin e suksesshëm “300”, referuar betejës historike të 300 spartanëve në Termopile, përballë pushtuesve persë.
Më parë gjatë vitit, publicisti i Butler pranoi për herë të parë se aktori nuk është duke kaluar një moment të lehtë, ndërsa po përpiqet të shkëputet nga varësia që ka krijuar prej alkoolit.
Top Channel