Si e solli Nolan “Odisenë” në ekran, pse zgjodhi Matt Damon dhe sfida e filmit më ambicioz të karrierës
Deri për Krishtlindje mund të keni humbur një masë në veshjet tuaja, duke ndjekur një dietë shumë të thjeshtë të bazuar tek mjalti.
Ky është rekomandimi i dietologut Mike McInnes, i cili publikoi në “Daily Mail” një program ushqimor që garanton, sipas tij, një humbje peshe prej 1,5-2 kilogramësh në javë.
Mjalti konsiderohet prej specialistit si ushqimi i përkryer për të realizuar një dietë, pasi ka në përbërje një kombinim sheqeri natyral që ndikon në humbjen e peshës.
Në bazë të dietës së McInnes, mjafton një lugë mjalti përpara gjumit, për të vënë në lëvizje metabolizmin edhe gjatë natës, e realizuar kështu non stop djegien e dhjamit.
Dieta e tij mund të bëhët edhe më efektive pa u reduktuar ushqimi i konsumuar, madje nuk ka nevojë as për ndonjë vullnet të hekurt, pasi dietologu këshillon konsumin e arsyeshëm të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera, që kanë zëvendësuar sheqerin me mjaltin.
Top Channel