Hitleri “pushtoi” edhe Krishtlindjet

02/12/2013 00:00

Në Ulm të Gjermanisë është hapur një ekspozitë që ka si tematikë dekorimet e pemës së Krishtlindjeve përgjatë periudhave të ndryshme historike dhe vizitorët mund të shohin zbukurimet me svastika apo me portretin e Hitlerit që kanë qenë shumë në modë gjatë Rajhut të Tretë.

Në këtë ekspozitë ka mbi 400 dekorime pemësh, ku përfshihen edhe yjet e kuq që përdoreshin në Rusinë e Stalinit.

Tradita e zbukurimit të pemës për Krishtlindje daton që nga Mesjeta. Atëherë, kishat dhe shtëpitë zbukuroheshin me degë pemësh që përfaqësojnë “pemën e Parajsës” nga ku Eva këputi mollën në Testamentin e Vjetër.

Në shekullin e 16, pemët e Krishtlindjeve zbukuroheshin me mollë, arra, biskota dhe lule prej letre.

Zbukurimet me yje dhe ëngjëj nisën në shekullin e 17.

Top Channel