Kina “zbarkon” në Hënë, stacioni i radhës Marsi?

01/12/2013 10:30

Kina do të shndërrohet në vendin e parë në më shumë se 40 vjet që do të ulë gjatë së dielës një robot eksplorues në Hënë.

Misioni është pjesë e një programi ambicioz hapësinor të vendit më të populluar të botës, që ka si qëllim ndërtimin e një baze në Hënë brenda 15 vitesh.

Nga kjo bazë, Kina synon të përqendrojë misionet e saj të ardhshme për eksplorimin e Marsit dhe në një të ardhme afatmesme edhe të planeteve të tjerë.


Specialiste kolaudojne robotin ne kushtet reale te Henes te sjella ne laborator perpara nisjes se misionit, foto e marre nga imazhet e Televizionit Shteteror Kinez

“Me përjashtim të dërgimit të austronautëve në hapësirë, zbritja e këtij roboti në Hënë përbën misionin më kompleks të realizuar ndonjëherë prej Kinës”, deklaroi analisti i astronomisë, Marris Jones, për “Agence France Presse”.

Top Channel