Kalendari erotik i kompanisë së arkivolëve

29/11/2013 12:00

Kalendarët erotikë kanë krijuar tashmë një treg të konsoliduar të fundvitit, në të cilin persona publikë, kompani të modës apo shumë shoqata bamirësie përpiqen të përfitojnë.

Megjithatë, ideja e një kalendari të publikuar nga një kompani arkivolesh nuk i kishte shkuar kurrë ndonjërit në mendje deri në publikimin e fundit dhe të papritur të kompanisë polake “Lindner”.

Të gjithë ata që do të dëshirojnë, mund të blejnë nga interneti për 40 euro këtë kalendar që shumë e kanë konsideruar revoltues.

Nëpërmjet këtij publikimi, kompania e specializuar në ndërtimin e arkivolëve ka fituar kritikën e ashpër të Kishës Katolike, e akuzoi kompaninë për mosrespektimin e vdekjes njerëzore e dhimbjes qe ajo shkakton dhe të përdorimit të seksit për të shitur një produkt të tillë.

Top Channel