Si e solli Nolan “Odisenë” në ekran, pse zgjodhi Matt Damon dhe sfida e filmit më ambicioz të karrierës Në këto korridore eci dhe punoi për 27 vite me radhë. Shpeshherë vrapoi për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë që kishin nevojë për ndihmën e saj, të cilën nuk ua kurseu për asnjë çast.
Sofika Ristani, infermierja aq e dashur e repartit të pediatrisë në Spitalin e Vlorës, e dalë prej pak javësh në pension, i kushtoi gjithë jetën e saj punës.
“Ka qenë infermierja më e buzëqeshur me fëmijët. Ishte nga të vetmet që punoi e palodhur deri në ditën e fundit të punës. Kurrë nuk dinte t’i thonte jo pacientit”, tregojnë kolegët e saj.
Të afërmit e pacientëve të vegjël nuk kursejnë fjalët e mira dhe bekimet kur kujtojnë se Sofika ka shpëtuar jetë njerëzish.
Jeta e Sofikës tashmë nuk lidhet më me punën dhe spitalin, por energjitë e saj vazhdojnë të jenë të pashterueshme. Bashkëshorti, Llazari, tregon se ajo nuk njeh kurrë lodhje: “Pasi mbaronte turin e tretë shkonte për të vizituar vajzat që studionin në Tiranë.”
Pas 44 vitesh punë të pandërprerë, “Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë” e shpërbleu për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj. Por, më shumë se kushdo, asaj i janë mirënjohës për gjithë jetën ata fëmijë që Sofika i mjekoi me aq shumë dashuri.
Top Channel